Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka raportuar mbi angazhimin e ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit.
Në fjalën e tij, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara e përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se të dy shtetet duhet të normalizojnë marrëdhëniet me njohje reciproke.
“ShBA përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE, që për ne është forma e duhur për të çuar përpara procesin e bisedimeve. Ne e bëmë të qartë që dialogu është forma me të cilën, të dy palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur problemet dhe të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë ideale përmes njohjes reciproke”, ka thënë Escobar.
Ai gjithashtu foli edhe për raportet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se palet duhet të ulën në tavolinën e dialogut një herë e mirë para se të përfundojë ky vit kalendarik.