Erza Muminoviqi e argjendtë në kategorinë 44 kg!
Tri fitore e një humbje Urime për Erzen!
Pasdite në finale për të artën do lufton kundër garueses nga Turqia!
Kosova e vogël fuqi e madhe në Sportin e xhudos!
Xhudoja ka arritur edhe një sukses në rrafshin ndërkombëtar për të rinjtë.
Erza Muminoviq ka siguruar medaljen e argjendtë në Kupës Evropiane për junior që po zhvillohet në Sarajevë.
Xhudistja jonë ka shënuar tre fitore dhe ka pësuar vetëm një ballafaqim në kategorinë për 44 kilogramë.
Erza ka pësuar humbje në saje të një Wazaarit dhe të një dënimi prej garueses turke Gamze Sayma.
Në anën tjetër, Flaka Loxha është kualifikuar në finale e Kupës Evropiane për junior.
Xhudistja jonë ka shkuar në finale në saje të dy fitoreve dhe pa ballafaqim në gjysmëfinale të garës pasi që xhudistja serbe, Marica Perisic, nuk ka pranuar të zhvillojë duelin në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ndryshe, dje qeveria serbe nuk ka lejuar që të ballafaqohen hendbollistet e reja të Kosovës me të Serbisë në afërsi të Beogradit. /Telegrafi/
Postimi i Driton Kukës në Facebook: