Ernest Muçi ylli i momentit, sulmuesi kuqezi shënon dopietë dhe i jep fitoren e radhës Trabzonspor (video)

Trabzonspor ka marrë fitoren e tretë resht, duke mposhtur 1-2 Goztepe në transfertë. Protagonisti kryesor i takimit Ernest Muçi, autor i dy golave që sollën fitoren e madhe për Trabzonspor.

Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta.

Ndërkohë në minutën e 75-të, Oleksandr Zubkov kroson nga goditja e dënimit pikërisht për Muçin dhe sulmuesi kuqezi tund rrjetën për herë të dytë me një goditje shumë të bukur. Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit rresht, ku dhe ka dhënë një asist.

Në minutat e fundit, Trabzonspor mbeti me 10 lojtarë, pasi Wagner Pina u ndëshkua direkt me karton të kuq ëpr faull ndaj lojtarit të fundit në kufijtë e zonës së rreptësisë. Vendasit ngushtuan shifrat me golin e Antony Dennis në minutën e 85-të, që shërben për statistikë. Trabzonspor fiton 1-2 dhe mban vendin e dytë me 34 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë.

SHIKOGOLIN1

SHIKOGOLIN2

 

The post Ernest Muçi ylli i momentit, sulmuesi kuqezi shënon dopietë dhe i jep fitoren e radhës Trabzonspor (video) appeared first on Telesport.