Ernest Muçi ka shënuar dy golat e parë me fanellën e Trabzonspor, në fitoren dramatike 3-4 në fushën e Basaksehir. Sulmuesi shqiptar i futur në fushë në pjesën e dytë, gjeti golin pak minuta më pas.
Ishte një aksion i gjatë i Trabzonspor dhe pas asistit të marrë nga Batagov, Ernest Muçi dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin e përkohëshëm 2-3 ekipit të tij. Ndërkohë që vendasit barazuan shifrat 3-3 në kohën shtesë.
Megjithatë, futbollistët e Trabzonspor nuk u dorëzuan dhe duke përfituar nga fakti që ishin me një lojtar më shumë në fushë, gjetën golin e fitores sërish me Ernest Muçin në minutën e fundit shtesë. Me një goditje plot klas dhe të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, sulmuesi kuqezi tundi rrjetën për herë të dytë dhe i dha fitoren e jashtëzakonshme ekipit të tij.
Pas kësaj fitoreje, Trabzonspor renditet i treti me 28 pikë, 3 pikë më pak se Fenerbahce e vendit të dytë dhe 4 pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë.
The post Ernest Muçi heroi i Trabzonspor, sulmuesi shqiptar shënon dy gola në fitoren dramatike (video) appeared first on Telesport.











