Erion Veliaj merr avokat amerikan, Joshua Roberts e viziton në burg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë në ekipin e avokatëve të tij një mbrojtës ligjor amerikan, pjesë e studios Kasowitz Benson e Torres LLP.

Avokati Joshua Roberts ka zhvilluar nje takim në paraburgimin e Durrësit.

Ai është shprehur per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht.

Fjalët e avokatit:

Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt.

Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.

Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA.

Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Nuk do t’ju përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj ndonjë vërejtje sot.