Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Vetë ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme në apel, por ishte i përfaqësuar prej avokatit të tij Ermir Beta.
Veliaj kërkoi nga Apeli zbutjen e masës së sigurisë së arrestit në burg, teksa ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash. Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses.
Përmes avokatëve të tij, kryebashkiaku ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar si alternativë një garanci pasurore, pa përcaktuar një shumë të saktë, duke ia lënë vlerësimin gjykatës.
Megjithatë gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi miratimin e masës së dhënë më herët ndaj Veliaj me “arrest në burg”.
The post Erion Veliaj mbetet në burg appeared first on Kosovapost.net.