Eriksen si vera e vjetër… Danezi drejt transferimit tek klubi i njohur, do luajë edhe në Champions League

Pas largimit nga Manchester United, Christian Eriksen është një nga emrat e njohur që është ende lojtar i lirë dhe mund të transferohet ku të dojë, mjafton të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin e ri.

“Daily Express” raporton se Eriksen është pranë transferimit te Bayer Leverkusen, klubi gjerman dje zyrtarizoi në krye të stolit trajnerin danez Kasper Hjulmand dhe është pikërisht ai “arsyeja” pse ish-lojtari i Mab. United dhe Interit do të transferohet tek “Aspirinat”.

Për Eriksen, kjo do të ishte aventura e parë në Bundesligë dhe do kishte mundësinë jo vetëm të luante në një kampionat dhe ekip elitar, por të merrte pjesë edhe në grupet e Champions League.

The post Eriksen si vera e vjetër… Danezi drejt transferimit tek klubi i njohur, do luajë edhe në Champions League appeared first on Telesport.