KEDS njofton se erërat e forta kanë shkaktuar 11 prishje në rajonin e Ferizajit dhe 3 të tjera në Mitrovicë dhe dy në Gjilan, duke bërë që të afektohen një numër i madh i konsumatorëve, sidomos në Ferizaj.
Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në të gjitha zonat ku ka prishje dhe janë duke i sanuar ato në kohën më të shkurtër të mundshme.
Konkretisht në Ferizaj zonat pa energji elektrike janë një pjesë e qytetit, ajo e Gackës, Kraishës, Sllovisë, Jezercit dhe disa zona përreth, Kaçanikut, ndërsa në rajonin e Mitrovicës zona problematike të afektuara janë ajo e Shipolit dhe pjesa e Skënderajt, sidomos Likovci dhe Qirezi me rrethinat përkatëse. Dy prishjet në rajonin e Gjilanit janë daljet e Kufcës dhe Stubllës.