Presidenti i Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij kryeson botën në zbulimet arkeologjike, si në tokë ashtu edhe nën ujë.
Në fjalimin e tij në Simpoziumin Ndërkombëtar të Arkeologjisë, presidenti Erdoğan tha se Türkiye që nga viti 2002 ka siguruar kthimin e 13.291 artefakteve historike në atdheun e tyre.
“Ekspertët tanë do të eksplorojnë fillimisht çdo pjesë të vendit tonë, pastaj çdo vend ku turku ka shkelur ndonjëherë, duke regjistruar me kujdes trashëgiminë tonë kulturore”, tha Erdoğan.
Simpoziumi, i mbajtur në kompleksin presidencial, bashkon më shumë se 250 studiues, përfshirë 29 ekspertë ndërkombëtar.
Midis tyre, 33 akademikë, 17 prej të cilëve nga jashtë vendit, janë planifikuar të paraqesin kërkime.
Drejtorët e gërmimeve nga e gjithë Türkiye gjithashtu do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Në kuadër të simpoziumit u hap për publikun ekspozita “Epoka e artë e arkeologjisë”, e cila paraqiti për herë të parë 485 objekte nga qytete të ndryshme të lashta.
Një nga pikat kryesore të ekspozitës është statuja prej bronzi e perandorit romak Marcus Aurelius, e cila u kthye në Türkiye pas 65 vjetësh./shenja
The post Erdoğan: Türkiye kryeson botën në zbulimet arkeologjike appeared first on Kosovapost.net.