Erdogan: Presim miratimin e Putinit për propozimin e armëpushimit

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan pret që Rusia të pranojë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i shkaktuar nga pushtimi i plotë i Rusisë, i nisur më 24 shkurt, tre vjet më parë.

Kështu njoftoi presidenca e Ankarasë, duke dhënë lajmin për një bisedë telefonike mes liderit turk dhe presidentit të Finlandës, Alexander Stubb.

Turqia “vazhdon punën e saj për të siguruar që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

“Erdogan tha se pret që Rusia të pranojë propozimin e armëpushimit”, njoftoi presidenca turke në ditën e telefonatës së shumëpritur midis Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin.