Erdogan përshëndet njohjen e Palestinës nga vendet evropiane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mirëpritur rritjen e numrit të vendeve evropiane që po njohin shtetin e Palestinës. Ai tha se ka biseduar me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili javën e kaluar njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet.

Pas Francës, edhe Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Portugalia kanë ndjekur të njëjtin hap.

“I vlerësojmë shumë reagimet humanitare të fundit nga Evropa, veçanërisht nga Franca dhe Britania. Mirëpresim çdo hap drejt njohjes së shtetit të Palestinës,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu premtoi se Turqia do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin në ditët në vijim për të shmangur përkeqësimin e katastrofës humanitare në Gaza.

“Nuk mund të qëndrojë askush i heshtur përballë mizorive në Gaza, ku fëmijët po vdesin nga uria dhe civilët që kërkojnë ushqim qëllohen me qëllim,” theksoi ai

The post Erdogan përshëndet njohjen e Palestinës nga vendet evropiane appeared first on Kosovapost.net.