Erdogan paralajmëron se Turqia mund të krijojë armën e saj nukleare

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan mbrëmë ka deklaruar se është e papranueshme shtetet të cilat posedojnë armë nukleare të i ndalojnë Turqisë që të posedojnë një të tillë.

Erdogan nuk ka zbuluar nëse Turqia planifikon të krijojë një armë nukleare.

“Disa vende posedojnë raketa nukleare, dhe neve nuk na lejojnë. Këtë nuk mund të pranojë, ka thënë Erdogan duke u drejtuar para anëtarëve të partisë së tijpër drejtësi dhe zhvillim në qytetin turk Sivas.

Presidenti turk theksoi gjithashtu duke thënë se nuk ka asnjë vend të zhvilluar i cili nuk posedon një të tillë.

Turqia në vitin 1980 e ka nënshkruar Marrëveshjen për mos zgjerim të armëve nukleare, ndërsa në vitin 1996 Marrëveshje për përfshirje të përgjithshme për ndalim të provave nukleare.