Ankaraja do të diskutojë blerjen e raketave amerikane ”Patriot” në një takim midis liderëve të dy vendeve më vonë gjatë këtij muaj, deklaroi dje presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Kam thënë se pa marrë parasysh se çfarë pakete të raketave S-400 kemi marrë, ne mund të blejmë nga ju një sasi të caktuar të ‘Patriotëve”, tha Erdogan për agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë në Stamboll.
“Por, gjithashtu them se duhet të shohim kushtet që të paktën përputhen me S-400″, shtoi ai.
Erdogan më herët kishte folur për blerjen e raketave ”Patriot” me presidentin e SHBA-së Donald Donald në një bisedë telefonike, ndërkaq rreth kësaj çështjeje do të diskutojnë në detaje në takimet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York më vonë këtë muaj.
“Sipas mendimit tim një vend si SHBA nuk do të dëshirojë të dëmtojë më aleatin e saj Turqinë. Kjo nuk është një sjellje racionale”, tha Erdogan, i cili shprehu shpresë se raportet e tij personale me Trumpin do të kapërcejnë krizën aktuale midis dy vendeve.
Duke nënvizuar se Trump fajëson administratën Obama për refuzimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Turqinë për shitjen e sistemit raketor Patriot, Erdogan theksoi se “është e pamundur të mendosh se kërcënimet e sanksioneve pasqyrojnë realitetin”./atsh