Erdogan: Izraeli duhet t’i jap fund luftës në Gaza dhe të rikuperojë dëmet

Presidenti turk Recep, Tayyip Erdogan, deklaroi se Izraeli duhet t’i japë fund çështjes së Gazës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara.

“Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara”, tha ai.

“Çfarë lloj mbështetjeje mund të japim në aspektin e ndihmës apo të parave? Kjo nuk është diçka që Malajzia apo Turqia mund ta bëjnë të vetme. Por nëse të gjithë anëtarët e ASEAN-it bashkojnë forcat, mendoj se ne mund të bëjmë pjesën tonë”, shtoi kreu i qeverisë turke.