Erdogan i ashpër ndaj Izraelit: S’është i vetëdijshëm se çka po bën, mund të jetë vonë kur ta kuptojë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar Izraelin për veprime të pamatura në rajon falë mbështetjes së pakufishme nga Perëndimi.

Në një reagim në Facebook, Erdogan madje tha se “mund të jetë” tepër vonë momenti kur Izareli ta kuptojë gabimin.

“Izraeli, që sulmoi Iranin me mbështetjen e pakufizuar të Perëndimit, që rrafshoi Gazën dhe që sillet si i forti ndaj çdo vendi në rajon, në të vërtetë nuk është i vetëdijshëm për atë që po bën. Ndoshta në të ardhmen do ta kuptojë gabimin e tij, por frikësohemi se atëherë do të jetë tepër vonë. Nuk duhet harruar se në këtë gjeografi të lashtë, asnjë vend nuk përbëhet vetëm nga kufijtë dhe qeverisja e vet. – tha ai.

Ergodan kritikoi Izraelin për, siç thotë ai, “sulmin ndaj popullit palestinez dhe tokave të tij”.

“Sulmi ndaj popullit palestinez dhe tokave të tij nuk është një ngjarje e kufizuar vetëm me disa milionë njerëz që jetojnë atje. Po ashtu, sulmi ndaj tokave dhe popullit të Iranit nuk është vetëm një çështje që i përket shtetit iranian. Kur Turqia është në pozitë opozitare, është e mundur të flitet për një fuqi ndikimi që kapërcen kontinentet.” – shkroi ndër të tjera Ergodan.