Erdin Dushi njofton largimin e tij nga Vushtrria

Gjiganti italian, AC Milan duket se është i vendosur për të transferuar mesfushorin kosovar të Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.

Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’ kanë bërë hapin e parë konkret drejt transferimit të mesfushorit shqiptar, duke nisur zyrtarisht bisedimet me Bayer Leverkusenin.

Drejtuesit kuqezinj thuhet se të premten kanë zhvilluar kontaktin e parë formal me klubin gjerman, duke konfirmuar seriozitetin e interesimit për liderin e kombëtares së Zvicrës.

Vetë Xhaka, i cili ka pasur një sezon mbresëlënës në Bundesliga, raportohet të jetë i hapur për t’iu bashkuar projektit të ri te Milani.

31-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leverkusenit në dy sezonet e fundit, duke kontribuar në sukseset e klubit me përvojën e tij në mesfushë.

AC Milan është në kërkim të një mesfushori me profil lideri, dhe Granit Xhaka shihet si përforcimi ideal për të sjellë stabilitet, eksperiencë dhe karakter në repartin qendror të skuadrës.

Bisedimet ende janë në fazën fillestare, por në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja dhe të rëndësishme rreth këtij operacioni të bujshëm që mund të shënojë një hap tjetër të madh në karrierën e Xhakës.

The post Milani gjithnjë e më pranë transferimit të Xhakës appeared first on GazetaBlic.