Pija energjike GO+ ka kënaqësinë të njoftojë se loja shpërblyese e cila ka nisur disa muaj më parë, tashmë ka arritur një moment kyç, me ndarjen e dy veturave të para elektrike AVATR 12.
Duke filluar më 1 qershor, një veturë do të dhurohet në Kosovë dhe një tjetër në Shqipëri, duke shënuar fillimin e shpërndarjes zyrtare të këtyre automjeteve të së ardhmes.
Loja shpërblyese e GO+ ka nisur më herët këtë vit, duke u ofruar konsumatorëve të saj mundësinë për të fituar një nga gjithsej 16 super veturat elektrike AVATR 12, që do të dhurohen në të dy vendet.
Nga një veturë do të dhurohet çdo muaj për Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë gjithsej 8 vetura për secilin vend.
Siç bëhet e ditur, transmetimi i përzgjedhjes së fituesit për Kosovë do të bëhet live ne Klan Kosova, më 1 qershor nga ora 12:00, kurse për Shqipëri, në të njëjtën ditë, në Klan TV nga ora 18:00.
Vazhdoni të merrni pjesë!
Ende keni mundësinë për të fituar një AVATR 12 fantastike! Çdo kod që regjistroni ju afron më pranë ëndrrës suaj për të zotëruar një super veturë.
– Pije një GO+
– Gjej kodin magjik nën kapak
– Regjistroje në lojagoplus.com
– Regjistro 100 kode dhe rrit shanset tua për të fituar!
Sa më shumë kode, aq më shumë mundësi për të bërë ëndrrën tuaj realitet! Mos humbisni këtë aventurë emocionuese që mund të ndryshojë jetën tuaj!
S’ka që t’nal me GO+