Erdhi me shumë bujë te Reali, Alonso i bën dalje yllit 60 milionësh. Gati huazimi i tij

Edhe pse u transferua me shumë bujë dhe Real Madrid pagoi rreth 60 milionë euro për kartonin e tij te Palmeiras, Endrick nuk ka arritur dot të përshtatet te klubi madrilen dhe deri tani nuk ka treguar asgjë në fushë.

Josep Pedrerol nga “El Chiringuito” raportojnë se drejtuesit e Realit po mendojnë ëpr një huazim të brazilianit, pasi 18-vjeçari nuk është në planet e Xabi Alonso-s për sezonin e ri.

Me një konkurrencë shumë të madhe në repartin e sulmit dhe mbi të gjitha me një super formë që ka treguar “zbulimi” i Xabi Alonso-s në Kupën e Botës për Klube, Gonzalo Garcia, shanset e Endrick për të luajtur te Reali janë thuajse zero.

Ndaj, drejtuesit e Realit po mendojnë për një huazim të Endrick brenda La Ligës, ku të ketë mundësi të jetë protagonist dhe të fitojë përvojën e nevojshme për të qenë më pas i aftë për të qëndruar te “Los Blancos”.

The post Erdhi me shumë bujë te Reali, Alonso i bën dalje yllit 60 milionësh. Gati huazimi i tij appeared first on Telesport.