Erblira Bici futet në histori, e para volejbolliste shqiptare që fiton Champions League

Volejbollistja Erblira Bici është e para shqiptare që shpallet fituese e ‘Champions League’ në volejboll për femra, pasi skuadra ku ajo aktivizohet, Novara, ka fituar 3-1 me sete Imoco Volley Conegliano.

Ka qenë një finale e tërë italiane në Berlin aty ku dy setet e para treguan qartë se kush do të ishte fituesja e kësaj sfide. Edhe pse Conegliano shkurtoi diferencën duke fituar setin e tretë, në të katërtin u dorëzuan pasi u mposhtën 25-22 me pikë.

Një trofe me shumë vlera për Novara-n dhe Erblirën pasi përballë kishin skuadrën kampion të Italisë dhe gjithashtu fituesen e Kupës./shqiptarja.com/