Era Rusi publikon këngën dedikuar tragjedisë së Shqipërisë (video)

Era Rusi është bërë bashkë me Ylli Baka, për të sjellë një këngë e cila i dedikohet tragjedisë së Shqipërisë.

“Në emër të shpresës” titullohet dueti, përfitimet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë, njofton Klan Kosova.

Tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri la të vdekur 51 persona ndërkaq më shumë se 650 të tjerë u plagosën.