Barcelona nuk zhvilloi seancë stërvitore me Ferran Torres dhe Raphinha këtë të hënë në “Ciudad Deportiva”, para ndeshjes ndaj Olympiacos në Champions. Të dy lojtarët do të mungojnë në këtë takim, por klubi shpreson t’i rikuperojë për “El Clasico” në “Bernabéu”.
Ferran Torres u kthye më herët nga kombëtarja për shkak të një mbingarkese në muskujt e këmbës së majtë, gjë që e detyroi të mungonte në ndeshjen e La Liga-s ndaj Girona. Raphinha mungon që nga 26 shtatori për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, me kohë rikuperimi të parashikuar prej tri javësh.
Përveç tyre, danezi Christensen ishte i pranishëm në stërvitje, por u largua pasi ndjeu shqetësim. Ai nuk është përjashtuar nga ndeshja e së martës. Hansi Flick konfirmoi mungesat për sfidën e tretë të fazës së grupeve të Champions-it: Ter Stegen, Joan García, Gavi, Lewandowski, Ferran Torres, Raphinha dhe Dani Olmo.
The post “Epidemi” dëmtimesh te Barcelona, plot 7 mungesa në Champions ndaj grekëve appeared first on Telesport.