Enzo Maresca thyen heshtjen dhe flet për herë të parë që nga lamtumira e tij me Chelsea. Trajneri italian përdori mediat sociale për t’i dhënë lamtumirën “blues” me një mesazh të gjatë.
“Udhëtimi im me Chelsea filloi me raundet paraprake të Conference League. Po largohem me qetësinë e brendshme të lënies së një klubi prestigjioz si Chelsea aty ku e meriton të jetë”, tha Maresca.
Më tej, ai shtoi: “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit e Chelsea për mbështetjen e tyre gjatë 18 muajve të fundit. Kjo mbështetje ishte vendimtare për kualifikimin tonë në Champions League, fitoren Conference League në Kupën e Botës për klube”.
“Fitore që do t’i mbaj gjithmonë në zemër! Një falënderim i veçantë për të gjithë lojtarët që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”, tha italiani.
“Uroj të gjithë atyre që kanë ndarë çdo moment me mua, çdo sukses në këtë gjysmë të dytë të sezonit dhe në të ardhmen. Faleminderit, Chelsea nga unë dhe familja ime”, deklaroi Enzo Maresca.
The post Enzo Maresca thyen heshtjen, komenton largimin e tij nga Chelsea appeared first on Telesport.










