Merkato e verës së ardhshme pritet të jetë shumë e “nxehtë”. Lëvizjet e para kanë filluar që tani. Enzo Fernandez mund të largohet nga Chelsea, pasi argjentinasi duket i joshur nga ideja e transferimit te Real Madrid.
Klubi madrilen po përgatitet për një përforcim “big” në mesfushë dhe një nga emrat kryesor është pikërisht ai i Enzo Fernandez. Në anën tjetër, Chelsea do të pranonte largimin e argjentinasit vetëm për shifrën mbi 100 milionë euro.
Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë se në rast largimi të Enzo Fernandez, Chelsea ka piketuar zëvendësuesin ideal të argjentinasit. Bëhet fjalë për Joao Neves, mesfushorin portugez të PSG-së, i cili mund të konsiderohet pa frikë si një nga lojtarët më të mirë në qarkullim në rolin e tij.
Burime të ndryshme bëjnë me dije se oferta e parë e Chelsea-s në drejtim të PSG-së do të jetë 125 milionë euro, por shifra mund të rritet akoma në rast rezistence të klubit francez.
The post Enzo Fernandez pëlqen Real Madridin, Chelsea ka gati zëvendësuesin e tij. Oferta e parë është 125 milionë euro appeared first on Telesport.










