Chelsea është duke fituar 4-1 ndaj Ajax-it në “Stamford Bridge”, falë golave të Guiu 18′, Caicedo 27′, Enzo Fernandez 45′ dhe Estevao 45+5′. Enzo Fernandez edhe Estevao shënuan nga pika e bardhë e penalltisë.
Si argjentinasi ashtu edhe ylli i ri brazilian u penguan brenda zonës dhe arbitri dha penallti për secilin rast. Në penalltinë e dytë e fituar nga Estevao, Enzo Fernandez bëri një gjest vërtet të bukur, ku ia dha topin djaloshit të ri brazilian, i cili shënoi golin e parë në Champions League.
Enzo Fernandez është ekzekutuesi kryesor i penalltive te “Blutë”, por argjentinasi në këtë rast u tregua shumë altruist dhe i dha shansin shokut të skuadrës për të shënuar. Një gjest vërtet i bukur nga Enzo Fernandez, i cili mori duartrokitjet e gjithë tifozëve.
The post Enzo Fernandez merr duartrokitjet e të gjithë tifozëve për gjestin e bukur që bëri ndaj shokut të skuadrës (video) appeared first on Telesport.