Enzo Fernandez kërkon të transferohet te Real Madrid, Chelsea “shokon” spanjollët me çmimin e kërkuar

Tashmë dihet që ka një krisje të qartë mes drejtuesve të Chelsea-t dhe Enzo Fernandez. Javën e kaluar, argjentinasi u shpreh publikisht se do t’i pëlqente shumë të jetonte në një qytet si Madrid, duke nënkuptuar transferimin te Real Madrid.

Për këtë arsye, Fernandez u pezulluar për dy ndeshje, e para ishte ajo e të shtunës ndaj Port Vale në FA Cup. Në rast se lojtari vazhdon me idenë për t’u transferuar te Real Madrid, Chelsea do të pranojë largimin e tij, por vetëm me një kusht.

Mediet angleze zbulojnë se Chelsea ka informuar Real Madridin se çmimi që kërkon për të lënë të lirë Fernandez është 140 milionë euro. “Blutë” paguan te Benfica 121 milionë euro për transferimin e argjentinasit në vitin 2023.

Duke qenë se argjentinasi është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2031, drejtuesit e Chelsea-t nuk janë aspak nën presion për largimin e tij. Ndaj, te Real Madrid tani janë të vetëdijshëm, nese duan të transferojnë Fernandez, duhet të paguajnë plot 140 milionë euro.

The post Enzo Fernandez kërkon të transferohet te Real Madrid, Chelsea “shokon” spanjollët me çmimin e kërkuar appeared first on Telesport.