Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa…

Për 121 milionë euro, Chelsea bleu kartonin e mesfushorit titullar të kombëtares argjentinase dhe Benfica, Enzo Fernandez, i lindur më 2001, i cili u bë shitja më e madhe e klubit portugez. Transferimi u finalizua në fund të janarit 2023, duke shkaktuar bujë në Europë dhe forcuar ndjeshëm blutë e Londrës.

“Po të mos flisja me Rui Costa (president i Benfica), nuk besoj se transferimi do të realizohej, – rrëfen Fernandez për “GiveMeSport”. – Negociatat ishin shumë të gjata dhe të vështira. Agjenti im dhe Benfica e dinin sa shumë më donte Chelsea dhe bënë gjithçka për të më transferuar”.

Costa donte që ai të qëndronte edhe 6 muaj për të pritur oferta më të mira, por Fernandez ishte i vendosur: “Doja të kaloja në Premier League dhe të firmosja me Chelsea, kështu që jam shumë i lumtur për vendimin tim”.

Ai shtoi: “Kur erdhi interesi i Chelsea, nuk kisha dyshime. Desha të vija në Premier League me çdo kusht dhe të mos e humbisja këtë mundësi. Falë Zotit, arriti të funksionojë”.

The post Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa… appeared first on Telesport.