Enver Hasani: Dimal Bashka ka bërë shkelje të Kushtetutës

Kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ishte i ftuar në emisionin “Adresa”,  ku u diskutua për zhvillimet e fundit mes Qeverisë në detyrë dhe vendimeve nga Gjykata Kushtetuese.

Hasani tregoi se pse Kryetari i sapozgjedhur i kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se Kushtetuta e ka bërë që me i nda shqiptarët dhe joshqiptarët apo komunitetet.

“Kushtetuta në një dispozitë e thotë një gjë të tillë dhe Dimal Basha e ka bërë këtë shkelje Kushtetuese. Nuk mundesh me nda këtë dispozitë, ku shqptarët votojnë njëherë e pastaj joshqiptarët, e sipas Hasanit edhe me 8 prill në rendin e ditës e ka pasë kështu, ku edhe ka filluar rendi jokushtetues”.