Enrique jep dritën jeshile për të nënshkruar me “dhëndrin shqiptar”, kushton 75 milionë euro

“Thesari” i radhës i Borussia Dortmund duket se do të jetë Karim Adeyemi. 23-vjeçari ka kërkuar largimin nga verdhezinjtë dhe destinacioni i ri duket se do të jetë Parisi.

Mediet gjermane bëjnë me dije se Luis Enrique ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Adeyemi, klauzola e të cilit është 75 milionë euro dhe francezët duket se janë gati ta paguajnë.

Adeyemi që njihet ndryshe edhe si “dhëndri” për shkak të lidhjes së konsoliduar tashmë me këngëtaren shqiptare, Loredana Zefi.

Dhe një nga arsyet që po e shtynë Adeyemi-n për t’u larguar nga Dortmund dhe Gjermania duket se është edhe partnerja e tij, Loredana, e cila thuhet se është e “dashuruar” me një qytet si Parisi dhe e sheh atë si vendin ideal që ofron një stil jetese më në përputhje me pritjet e tyre.

The post Enrique jep dritën jeshile për të nënshkruar me “dhëndrin shqiptar”, kushton 75 milionë euro appeared first on Telesport.