Dje ishte një natë e tmerrshme për PSG në Champions League, që humbi ndeshjen ndaj Bayern Munich (1-2), por humbi edhe dy lojtarë të rëndësishëm si Dembelé dhe Hakimi për shkak të dëmtimeve.
Luis Enrique, duke analizuar rezultatin e kësaj sfide të katërt të Ligës së Kampionëve, tha: “Me 11 lojtarë, Bayern ishte më i fortë, pa dyshim. I dhamë kundërshtarit tonë disa dhurata shumë të bukura në pjesën e parë. Madje mund të kishim pësuar më shumë gola”.
“Pjesa e dytë ishte ndryshe, sepse kishim një lojtar shtesë. Pasojat? Nuk mund të flas për të ardhmen. E dimë që agjenda jonë është më e keqja. Ndeshjet e ardhshme do të jenë të vështira“, vazhdoi Luis Enrique.
Për dëmtimin e Dembele, ai komentoi: “Nuk e di. Nuk mendoj se ka të bëjë me dëmtimin e mëparshëm. Është diçka e re. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm; po përpiqemi të përmirësojmë gjendjen e lojtarëve“.
The post Enrique: Bayern ishte më i fortë se ne kur luajti me 11 lojtarë, i shqetësuar për Dembele appeared first on Telesport.












