‘Ëndrrat e Kurtit’, thotë se do t’i ketë 80 deputetë me koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në.

“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti në RTK.

Ndërsa, ai tha se PDK-ja nuk “i duhet” në Qeveri. Anipse Memli Krasniqin e kishte ftuar në takim për të dalë nga ngërçi.

Teksa ka folur mbi propozimin e Kreut të LDK-së për qeveri të tranzionit, duke qeshur  ai ka thënë se mezi e kanë nxjerrë në opozitë PDK’në pas 20 vjetësh dhe se nuk e kupton pse po duan që ta kthejnë këtë parti në pushtet.

“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK’së të jetë në opozitë., Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK’në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti.

Duke folur për pengesat në Kuvend, Kurti theksoi se është bërë përpjekje që zgjidhjen ta japë presidentja, por ajo i ka kthyer përgjigje se Kuvendi duhet vetë të gjejë rrugën e daljes nga ngërçi. Ai përmendi se përpjekjet për votim të fshehtë janë refuzuar disa herë, duke e quajtur këtë situatë “të paprecedentë” dhe shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesuesi, Avni Dehari i dërgoi letër presidentes dhe ajo tha se ju vetë duhet ta gjeni zgjidhjen. Kaluam nga votimi i hapur në përpjekje për votim të fshehtë, mirëpo tash jemi në këtë pikë ku 10 herë është refuzuar komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë. Është për të ardhur keq, meqë aktgjykimi i Kushtetueses në pikat 124 dhe 125  thotë se me votim të hapur ose të fshehtë duhet të bëhet zgjedhja. Ne kaq kemi mundësitë tona, por ajo çfarë po ndodhë është e paprecedentë sepse po pamundësohet kuorumi, sepse aktgjykimi gjithashtu thotë se të gjithë deputetët, secili e secila duhet të votojë për, kundër ose të abstenojë. Por, ajo çfarë kemi tash, jo emri i Albulena Haxhiut tashmë, por kundërshtimin e votimit të fshehtë përmes pamundësimit të kuorumit që është shkelje e aktgjykimit”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se ka ftuar PDK-në dhe LDK-në në takime për të gjetur zgjidhje, por pa sukses. Ai kritikoi veçanërisht LDK-në për refuzimin e ofertës për koalicion qeverisës.

“Nesër nuk është në pyetje Albulena që është propozimi ynë, por është në pyetje pikërisht votimi i fshehtë. Nëse opozita janë të sigurt që Albulena nuk fiton, le ta provojmë me votim të fshehtë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Më në fund flet Kurti për dështimet në Kuvend, pranon që s’i ka votat