Ëndrra që u kthye në makth! U mashtrua dhe më pas i morën jetën

Një ngjarje shokuese ka tronditur futbollin në Senegal, pas konfirmimit të vdekjes së portierit 18-vjeçar Cheikh Toure në Gana. Sipas njoftimit të Ministrisë së Integrimit Afrikan dhe Punëve të Jashtme të Senegalit, i riu u mashtrua nga persona që hiqeshin si skautë futbolli, duke e bindur se kishte mundësi të merrte pjesë në prova me një klub profesionist.

Pasi mbërriti në Gana, Toure u rrëmbye nga mashtruesit, të cilët më pas kërkuan shpërblim nga familja e tij. Fatkeqësisht, kur familja nuk mundi të siguronte shumën e kërkuar, rrëmbyesit i morën jetën të riut.

Autoritetet ganeze dhe senegaleze kanë nisur një hetim të përbashkët për të zbuluar dhe ndëshkuar përgjegjësit e kësaj ngjarjeje makabre.

Rasti ka shkaktuar dhimbje dhe zemërim të madh në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te rreziku i trafikimit të të rinjve futbollistë dhe mashtrimet me prova të rreme, që shpesh shfrytëzojnë ëndrrat e lojtarëve afrikanë për të arritur sukses jashtë vendit.

Ministria senegaleze u ka bërë thirrje klubeve, akademive, trajnerëve dhe prindërve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj çdo oferte të paverifikuar për prova apo transferime jashtë vendit.

The post Ëndrra që u kthye në makth! U mashtrua dhe më pas i morën jetën appeared first on Telesport.