Ëndrra e madhe e Pep Guardiolës për mesfushën, por e paarritshme… Vetëm 21 vjeç

Pavarësisht se Manchester City ka shpenzuar shuma të mëdha në merkaton e këtij viti, si në atë të janarit dhe të verës, sërish Pep Guardiola është i pakënaqur me mesfushën.

“Football Insider” raporton se ëndrra e madhe e Guardiolës për mesin e fushës është Joao Neves, 21-vjeçari i PSG-së. Portugezi është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim edhe pse në një moshë të re.

Largimi i tij nga PSG gjatë verës së ardhshme është i pamundur dhe Pep Guardiola është i vetëdijshëm për këtë gjë. Në këtë situatë, tekniku spanjoll po shqyrton edhe emra të tjerë, një ndër ta është edhe mesfushori brazilian i Newcastle, Bruno Guimaraes, një njohës i mirë i Premier League.

The post Ëndrra e madhe e Pep Guardiolës për mesfushën, por e paarritshme… Vetëm 21 vjeç appeared first on Telesport.