Djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po e mbështet Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale duke marrë pjesë edhe në fushatë së bashku kandidatin e kësaj partie për kryetar të Skenderajt, Fadil Nurën dhe ish kandidatin për të parin e kësaj komune, Sami Lushtaku.
Lushtaku është ai i cili ka publikuar fotografi së bashku me Endrit Thaçin nga fushata në Skenderaj, derisa në fotografi shihen të tre duke prirë fushatën.
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, në përshkrimin e fotografive shkruan “Në Skenderaj, bashkë me Endrit Thaçin, të birin e Presidentit Hashim Thaçi”.
Sami Lushtaku fillimisht ishte kandidat për kryetar mirëpo pasi iu konfirmua dënimi nga Gjykata e Apelit për kanosjen ndaj avokatit, Gazmend Halilaj, PDK-ja e zëvendësoi atë me Fadil Nurën.
Derisa fushatën e kësaj partie për Skenderajn po e udhëheqin të dy, Fadil Nura e Sami Lushtaku.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor./Fokusi.info/