Endrit Thaçi bën thirrje që të votohet Bedri Hamza: Rruga përpara është e qartë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Instagram ka shprehur publikisht mbështetjen për kryetarin e PDK-së, njëherësh kandidatin për kryeministër të Republikës së Kosovës, Bedri Hamzën.

Ai ka bërë thirrje që të votohet Bedri Hamza në ditën e nesërme.

“Rruga përpara është e qartë. PDK 130 është zgjidhja për Kosovën. Bashkë për Kosovën. Përpara me kryeministrin Bedri Hamza”, ka shkruar Endrit Thaçi.