Endrick: Vendimi ishte personal, por këshilla e Ancelotti për t’u larguar nga Real ishte e vyer

Numri i ri 9 i Lyon ka bërë debutimin e tij publik. I ardhur nga Real Madrid me pritshmëri të larta dhe entuziazëm të madh, Endrick publikoi komentet e tij të para pas huazimit 6-mujor. Ai nënshkroi për të rifituar besimin, kohën e lojës dhe shpresën për të bindur Ancelotti ta grumbullojë në kombëtare.

Nuk kam asnjë mëri ndaj Xabi Alonso apo Real Madrid. Këto kanë qenë muajt më të mirë të karrierës sime sepse kam pasur kohë të kaloj me gruan time, të ndërtoj shtëpinë time dhe të ndërtoj jetën time. Dhe besoj se pa këtë themel, nuk mund të bësh asgjë”, tha Endrick.

Isha në gjendje të bëhesha një burrë i plotë, një bashkëshort më i mirë dhe një person më i mirë. Dhe isha në gjendje të përqendrohesha në punën time. Kjo është ajo që kam bërë në këto gjashtë muaj. Sot jam një person më i mirë. Jam i lumtur dhe falënderoj Zotin për këtë”, shtoi braziliani.

Ai foli për bisedat me Carlo Ancelotti, tani në krye të Brazilit. “Kam biseduar me Carlo për këtë lëvizje. Ai më dha këshilla se çfarë mund të bëja, çfarë duhej të bëja për t’u përmirësuar dhe ishte diçka që më preku vërtet. Doja të ndiqja këshillën e tij“, pranoi braziliani 19-vjeçar.

Këshilla e tij ishte vërtet të largohesha, të luaja, të zhvilloja futbollin tim diku ku mund të luaja, ku mund të isha i lumtur. Dhe kjo ishte diçka që ishte shumë e rëndësishme për mua. Ky vendim është i imi, por padyshim që Carlo pati një ndikim të vogël në të, sepse ai është një trajner i shkëlqyer”, tha Endrick.

Në fund, ai shtoi: “Kam punuar me të dhe jam zhvilluar shumë me të. Qëllimi im tani është të punoj shumë që të jem në gjendje të luaj dhe të ndihmoj Lyon të fitojë, sepse gjithmonë dua të fitoj. Qëllimi im është që OL ta përfundojë sezonin sa më lart të jetë e mundur në renditje“.

The post Endrick: Vendimi ishte personal, por këshilla e Ancelotti për t’u larguar nga Real ishte e vyer appeared first on Telesport.