Endrick do të largohet nga Lyon në fund të sezonit, por nuk do të rikthehet te Real Madrid? Brazilianin e duan në PL

Endrick i kanë mjaftuar pak ndeshje për të treguar cilësitë dhe kapacitetin e tij në Ligue 1 te Lyon, aty ku është i huazuar deri në fund të sezonit. Në 7 ndeshjet e para me Lyon, Endrick ka shënaur 4 gola dhe ka dhënë 1 asist, duke zgjuar kështu interesin e madh të klubeve të njohura ndaj tij.

Pavarësisht formës së mirë që po tregon në Francë, për brazilianin duket e vështirë që të gjejë vend te Real Madrid për sezonin e ri, pasi të mbarojë huazimi nga Lyon.

Në këtë situatë, për brazilianin po rritet gjithnjë e më shumë interesimi nga Premier League. “Fichajes” zbulon se janë të paktën 3 klube deri tani që kanë në radarin e tyre sulmuesin e ri brazilian: Tottenham, Leeds dhe Sunderland.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një shitje përfundimtare të sulmuesit, por nuk përjashtohet sërish pista e huazimit, për të fituar akoma edhe më shumë përvojë si lojtar, pas asaj që po fiton aktualisht te Lyon në Ligue 1.

The post Endrick do të largohet nga Lyon në fund të sezonit, por nuk do të rikthehet te Real Madrid? Brazilianin e duan në PL appeared first on Telesport.