“Ende s’mund ta besoj që nuk jemi në botëror, Gattuso nuk duhet të largohet”

Ende nuk mund ta besoj që u eliminuam kështu, pas një ndeshjeje me 10 lojtarë. Luftuam deri në penallti, mund të kishim shënuar tre ose katër gola dhe është vërtet një zhgënjim i madh për të gjithë”.

Është ky komenti i dhënë sot për “Rai” nga Leonardo Spinazzola, që më tej shtoi: “Fëmijët italianë do të shohin një tjetër Kupë Bote pa Italinë. Është e trishtueshme të shohësh të rinj duke qarë, shpresoj se do të kenë shumë në të ardhmen“.

Italia u eliminua me penallti nga Bosnjë-Herzegovina, pas një barazimi 1-1 për 120 minuta. Sipas Spinazzola, disa incidente nuk u gjykuan mirë: “E dinim se do të ishte e vështirë me 10 lojtarë, por patëm tre ose katër raste. Është vërtet një zhgënjim i madh”.

Ai pranon se për të ishte shansi i fundit për të shkuar në Botëror: “Për mua, padyshim. Është turp për të gjithë Italinë. Gattuso ishte një surprizë e jashtëzakonshme. Pashë gjithçka që duhet të ketë një trajner dhe nuk mendoj se ai duhet të ndryshohet“.

The post “Ende s’mund ta besoj që nuk jemi në botëror, Gattuso nuk duhet të largohet” appeared first on Telesport.