Emri i Xavi Hernández lidhet me pankinën e një “Big Six” të Premier League

Xavi Hernández vazhdon të presë mundësinë për t’u rikthyer në pankinë, pas periudhës së tij te Barcelona, ku fitoi një La Liga dhe një Superkupë të Spanjës. Që nga ajo kohë, emri i tij është përmendur në shumë spekulime, “lakimi” i fundit vjen nga Britania.

Tabloidi “The Sun” raporton se Xavi mund të zëvendësojë Thomas Frank te Tottenham, që renditet i 14-ti në Premier League dhe ende nuk ka fituar më 2026 (2 barazime dhe 3 humbje radhazi, e fundit ndaj West Ham).

Frank, 52 vjeç, u përshëndet me brohoritje jo pozitive nga tifozët e tij (“sacked in the morning”) dhe rrezikon gjithçka ndaj Borussia Dortmundit, në Champions. Një rezultat i keq mund ta largojë nga posti atë që drejtoi Brentford nga viti 2018 deri më 2025.

Një tjetër kandidat për sezonin e ardhshëm është Mauricio Pochettino, ish-trajneri që e çoi Tottenham në finale të Champions League më 2019 dhe aktualisht drejton kombëtaren e SHBA.

The post Emri i Xavi Hernández lidhet me pankinën e një “Big Six” të Premier League appeared first on Telesport.