Analisti politik, Dardam Sejdiu në emisionin “DPT te Fidani” ka folur rreth ngërçit që e ka kapluar Kuvendin e Kosovës, pasi sot ishte përpjekja e nëntë për ta konstituuar këtë institucion, mirëpo që prapë një përpjekje e tillë dështoi.
Lidhur me propozimin e njëjtë të Lëvizjes Vetëvendosje, pra Albulena Haxhiun si kryekuvendare, Sejdiu thotë se kjo punë është pak hajgare.
Madje, ai citon edhe Glauk Konjufcën, i cili pati thënë se “është bërë lexues i mirë i propozimeve”, pasi të gjitha i ka njësoj.
“Sot Memli e ka bërë një hap tejet interesant, dhe po besoj të matur politikisht. Sepse e ka ftuar në takim, dhe ka shkuar në takim. Memli ka treguar gatishmëri për me fol. Nëse rruga që ma propozon është rruga që shtatë herë nuk ta kam pranuar, domethënë ti ke dashtë veç me bë një tik si kryeministër në detyrë. Me thanë ‘po e takova, edhe i thash Albulena’. Bile edhe Glauku bëri hajgare me mënyrën, jom bo tha ‘lexues i mirë i propozimeve’, domethënë edhe Glauku po e dinë që kjo punë është pak hajgare”, tha Sejdiu.