Emri i gazetës “Jepi zë” po keqpërdoret për propagandë nga ekipi i Faton Pecit

Sipas një njoftimi të publikuar nga redaksia e gazetës “Jepi zë”, emri dhe logoja e kësaj medie po përdoren në mënyrë të paligjshme për qëllime propagandistike nga ekipi i Faton Pecit.

Në reagimin e tyre thuhet se gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale është shpërndarë një publikim mashtrues, që përdor identitetin e gazetës për të krijuar konfuzion tek qytetarët. Publikimi në fjalë, i cili prezanton emrat e gjoja “drejtorëve komunalë” të ekipit të Arian Tahirit, nuk ka asnjë lidhje me redaksinë e “Jepi zë” dhe përbën manipulim të qëllimshëm.

“Ky publikim është mashtrim dhe përpjekje për dezinformim. Emri ynë është keqpërdorur për propagandë politike, dhe për këtë arsye ‘Jepi zë’ do të ndërmarrë masa ligjore ndaj Faton Pecit dhe vëllait të tij, Valon Pecit”,  thuhet në reagim.

Sipas redaksisë, dallimi mes faqes origjinale dhe asaj të rreme mund të vërehet lehtësisht: faqja zyrtare shkruhet “Jepi zë” me z të vogël, ndërsa faqja e rreme përdor “Z” të madhe.

Në fund, “Jepi zë” u bën thirrje lexuesve të mos bien pre e mashtrimeve dhe të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të gazetës.

“Mos u mashtroni – lexoni drejtpërdrejt në faqen zyrtare të ‘Jepi zë’,” përfundon njoftimi i redaksisë.

Postimi plotë: