“Jemi kritikuar shumë javët e fundit dhe me të drejtë, por pas fitores 3-0 ndaj Union Berlin dhe humbjes së Bayern shohim më shumë optimizëm për të ardhmen dhe jam krenar për djemtë dhe mënyrën se si e trajtuam situatën“.
Është kjo deklarata e Emre Can, mesfushori dhe kapiteni i Borussia Dortmund, që ishte edhe protagonist me një gol në këtë sukses. Ai ka lënë pas ndeshjen e kampionatit dhe është i përqendruar në ndeshjen evropiane kundër Inter në mesjavë.
“Nuk është kurrë e lehtë të luash këtu; duhet të këmbëngulësh dhe ne e bëmë për 90 minuta. Urime ekipit: ata luajtën një ndeshje vërtet burrërore, jo gjithmonë të bukur, por pikët janë ato që kanë rëndësi dhe lufta u shpërblye”, tha Can.
“Jemi të dytët në Bundesliga, por do të thoja se ka më shumë potencial në Ligën e Kampionëve. Kemi një ndeshje shumë, shumë të rëndësishme të mërkurën, por jemi gjithashtu në rrugën e duhur në kampionat“, deklaroi Emre Can.
The post Emre Can: Moment i mirë në kampionat, tani të mposhtim Inter në Champions League appeared first on Telesport.










