Emocionuese: Ushtaraku shqiptar kthehet nga misioni paqeruajtës, takon të bijën

Marrëdhënia babë e bijë është e vështirë që të përshkruhet me fjalë, ndonëse duket si një fjali klishe…babai është mishërimi i heroit dhe princit në sytë e një vajze në çdo fazë të jetës së saj.

Ata e tregojnë në mënyrë shumë të veçantë dashurinë që kanë ndaj vogëlusheve. Sjelljet, edhe nëpërmjet disa imazheve, janë vërtet fantastike si në këtë rast. Kjo video e tetar Leonard Hidës i cili kthehet pas 6 muajsh nga misioni në Herat të ngjallë emocione shumë të bukura dhe që është një dëshmi shumë e bukur e dashurisë babë e bijë.

Kjo video është publikuar nga ministrja Olta Xhaçka.

“S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe.Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA”, shkruan ajo. Nëse je bijë e një ushtaraku i kupton më së miri këto emocione…!

https://www.facebook.com/501465083222550/posts/2229748757060832/