Arian Tahiri, i cili ka fituar simpati nacionale me fushatën e tij për kryetar të Mitrovicës, ka thënë se po të mos ishte Bedri Hamza, sot PDK-ja në Mitrovicë nuk do të kishte kaq shumë të rinj, secili më i përgatitur se tjetri, pjesë aktive e politikëbërjes në qytetin tonë.
Duke i dhënë mbështetje kandidaturës së Hamzës për Kryetar të PDK-së, Tahiri ka shprehur publikisht mirënjohje për mundësitë që Hamza ua ka dhënë të rriten profesionalisht dhe politikisht gjenerata e re e politikanëve në Mitrovicë.
“Si pjesë e gjeneratës së re të politikanëve në Mitrovicë, jam krenar që sot mund ta mbështes kryetarin tim, Bedri Hamzën, për kryetar të PDK-së. Po të mos ishte Bedri Hamza, sot PDK-ja në Mitrovicë nuk do të kishte kaq shumë të rinj, secili më i përgatitur se tjetri, pjesë aktive e politikëbërjes në qytetin tonë. Ai nuk ka krijuar vetëm një gjeneratë të re politikanësh, por ka hapur edhe një rrugë të re për ne.
Jemi mirënjohës për mundësitë që na ka dhënë për rritjen tonë profesionale dhe politike.
Mitrovica i jep mbështetje të fuqishme kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamzës!”, ka shkruar Tahiri.











