,

Emmerson: Koha e kërkuar për gjykim, flet për kaosin e prokurorisë dhe shkeljen e të drejtave të të akuzuarve

Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë sot në seancën e radhës statutore se koha të cilën e kërkon prokuroria për ta paraqitur lëndën, që është mbi 700 orë, tregon për një kaos në punën e prokurorisë.

Ai mori shembull krahasues edhe rastin e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, për të cilin, për tri luftëra, u kërkuan 360 orë, transmeton klankosova.tv.

”Ka një mungesë fokusi të qartë në mënyrë se si çështja është ndërtuar dhe paraqitur. Paraqitja e provave ne mënyrë rastësore, siç po do prokuroria, nuk do të ndihmoj, përveç faktit se ne do të futemi në vështirësi”, tha Emmerson.

Tutje u shpreh, se një gjykim i gjatë dhe i tillë siç po e dëshiron prokuroria, është edhe një armik i drejtësisë dhe cenim i të drejtave të të akuzuarve.

”Jo vetëm për interesin e të ndihmuarit të prokurorisë ta paraqes në mënyrë koherente, por ne dhe ju dhe kemi një qëllim të përbashkët”.

”Ne kemi për detyre të sigurohemi, se nëse ata bëjnë punën në mënyrën kaotike do të cenojnë drejtësinë. Në vetvete është në dëm të të akuzuarve sepse kanë dy vite që qëndrojnë në paraburgim. Sepse zgjatja është armik i drejtësisë, i të drejtave të të akuzuarve”, ka deklaruar Emmerson.

”Aktakuza ndaj Millosheviqit, ku filloi fushata në Ballkan. Unë besoj që në këtë rast, periudha e aktakuzës mbuloi 10 vite në gjithë Ballkanin. Në atë rast nuk u shtrua çështja se çfarë u urdhërua të bënin, por çfarë bënë. Prokuroria paraqiti faktet e saj. Ajo mori 360 orë për ta paraqitur, teksa në rastin tonë po duhet dyfishi. Tek rasti i Millosheviqit, do të duhej të ishin dashur 20 vite nëse do të vazhdonte me këtë logjikë si tani”, tha Emmerson.

Related Posts