Emma Watson ka tërhequr sërish vëmendjen gjatë pushimeve në Saint Tropez.
Aktorja 35-vjeçare u pa duke shëtitur me një fustan të zi transparent me dantella, mbi bikini të kuqe dhe atlete blu, e shoqëruar nga trajneri i saj personal.
Ylli i “Harry Potter” po kalon disa ditë pushimi në Francë, vend ku ka jetuar në fëmijëri dhe ku familja e saj zotëron një vresht, shkruan DailyMail.
Ajo është gjithashtu bashkëpronare e markës së xhinit Renais, që e ka krijuar me vëllain e saj, Alex.
Kohët e fundit, Watson u përball me një ndalim gjashtëmujor për drejtimin e makinës në Britani, pasi u kap duke tejkaluar shpejtësinë, duke marrë edhe gjoba të majme.
Aktualisht ajo po studion për doktoraturë në shkrim krijues në Universitetin e Oksfordit dhe jeton në një rezidencë luksoze në Jericho.
Pas ndarjes nga Brandon Green vitin e kaluar, aktorja është parë disa herë në shoqërinë e miqve dhe njerëzve misteriozë në Oxford, ndërsa vazhdon të mbajë një profil të ulët në karrierën e saj artistike.