Emisari i BE-së për dialogun po qëndron shkurtimisht në Prishtinë, do të takohet me Bislimin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express nga BE-ja.

Emisari danez Sorensen, siç mëson Express do të takohet me kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin.

Vizita e Sorensen në Kosovë vjen edhe në një kohë të bllokadës politike, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, s’po arrin ta zgjedh as kryeparlamentarin. /Gazeta Express/