Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale arsyen se pse e ndjek rregullisht formatin televiziv “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se vëmendja e saj është përqendruar te një konkurrent specifik.
Emina ka ripostuar një video të banorit Londrim Mekaj, ku ai shfaqet në momente humori brenda shtëpisë.
Krahas videos, modelja ka shkruar: “Arsyeja pse shikoj Big Brother VIP Kosova”, duke etiketuar drejtpërdrejt Londrimin dhe duke shoqëruar tekstin me një emoji zemre dhe një duke qeshur, gjë që tregon se ajo pëlqen natyrën e tij pozitive dhe humorin që ai përcjell.
Mbështetja e Eminës vjen si një befasi e këndshme, duke pasur parasysh angazhimet e saj të shumta në SHBA.
Kjo tregon se suksesi i Londrimit brenda shtëpisë ka kaluar kufijtë, duke bërë për vete edhe figura të botës së modës dhe showbizit shqiptar në diasporë.














