Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka arsye për të festuar.
Përmes disa imazheve të publikuara në rrjete sociale, ajo ka njoftuar ndjekësit se ka martuar vëllain e saj, shkruan “Kosovarja”.
Dasma është mbajtur me tradita shqiptare, ku nuk mungoi as flamuri kuqezi, duke e bërë atmosferën edhe më emocionuese.
Për këtë ngjarje të rëndësishme, Emina kishte zgjedhur një fustan shumë të veçantë në ngjyrë lejla, me të cilin dukej elegante dhe plot stil.