Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, ka folur para gazetarëve teksa hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo u pyet nga gazetarët se nëse është dakord që Duda Balje të jetë ministre.
“Nuk është Duda Balje ministre”, deklaroi Rexhepi para mediave.
Derisa u shpreh se do t’i jap mbështetje Albin Kurtit për kryeministër.