Emilija Rexhepi është zgjedhur edhe për një mandat kryetare e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS), në Kongresin e 5-të të kësaj parti që u mbajt të sot (e shtunë). Rexhepi e cila është dhe zëvendëskryeministre në detyrë e Qeverisë së Kosovës, tha se do të vazhdojë dhe më tej të angazhohet për një komunitet më të fortë më të drejtë dhe më të lirë.
“Me krenari dhe mirënjohje të thellë dëshiroj t’ju njoftoj se Kongresi i 5-të i rregullt i Nova Demokratska Stranka (NDS) u mbajt me shumë sukses, me energji të fortë, pjekuri politike dhe vizion të qartë për të ardhmen. Falënderoj delegatët për detyrën e kryer në mënyrë profesionale dhe për besimin e dhënë për rizgjedhjen time në krye të partisë. Mbështetja juaj më obligon që edhe më fuqishëm të vazhdoj luftën për interesat e qytetarëve tanë, për një komunitet më të fortë, më të drejtë dhe më të lirë”, deklaroi ajo.
Rexhepi falënderoi të gjithë mysafirëve që ishin të pranishëm në kongres.
“Mirëseardhja dhe respekti që treguat ndaj partisë sonë dëshmojnë se NDS po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në hartën politike të Kosovës. Andaj NDS mbetet zëri i popullit, forca e ndryshimit dhe garantues i përfaqësimit autentik të komunitetit boshnjak. Vazhdojmë përpara, edhe më të vendosur, edhe më të fuqishëm, me guxim dhe ndershmëri”, ka deklaruar ajo.
The post Emilija Rexhepi rizgjidhet kryetare e NDS-së appeared first on Kosovapost.net.